Faisal al-Maqdad: Marrëdhëniet Iran-Siri janë të thella dhe strategjike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102095-faisal_al_maqdad_marrëdhëniet_iran_siri_janë_të_thella_dhe_strategjike
Ministri i Jashtëm Sirian i përshkroi marrëdhëniet Iran-Siri si të thella dhe strategjike dhe tha se Siria ka marrëdhënie të gjera me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe kulturore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2020 04:54 Europe/Tirane
  • Faisal al-Maqdad: Marrëdhëniet Iran-Siri janë të thella dhe strategjike

Ministri i Jashtëm Sirian i përshkroi marrëdhëniet Iran-Siri si të thella dhe strategjike dhe tha se Siria ka marrëdhënie të gjera me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe kulturore.

Në një intervistë me gazetën iraniane të botuar të Mërkurën, ministri i jashtëm sirian Faisal Meqdad dënoi vrasjen e shkencëtarit bërthamor dhe të mbrojtjes iraniane Mohsen Fakhrizadeh dhe tha se qeveria dhe populli sirian kanë qëndruar pranë popullit iranian përballë vështirësive dhe rrethanave të tilla, duke mbështetur Republikën Islamike të Iranit që të jetë në gjendje të përballojë këtë dëm të madh dhe të vazhdojë përparimin e saj shkencor. Në prag të përvjetorit të parë të martirizimit të Gjeneralit Kasem Sulejmani, Komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Faisal al- Meqdad theksoi se ky martir i nderuar luajti një rol kryesor në forcimin e luftës kundër terrorizmit sionist-amerikan dhe mundi komplotet sioniste dhe amerikane në rajon. Ministri i jashtëm sirian tha se qëllimi i sionistëve për të sulmuar disa pjesë të Sirisë ishte të mbështesin grupet terroriste dhe tha se terroristët kishin dështuar në luftën kundër Sirisë dhe se Izraeli po synon të vrasë komandantët e ushtrisë siriane për të kompensuar këtë humbje dhe për të shpërbërë dhe dobësuar Sirinë. Faisal al- Meqdad theksoi se boshti i rezistencës vazhdon të luftojë dhe është i gatshëm të mposhtë komplotet separatiste dhe ato të tjera.