Këtë mëngjes ekzekutohet me vdekje Ruhollah Zam
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102170-këtë_mëngjes_ekzekutohet_me_vdekje_ruhollah_zam
Ruhollah Zam, drejtori i kanalit telegram Amad News, u ekzekutua me vdekje këtë të shtunë në mëngjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 06:21 Europe/Tirane
  • Këtë mëngjes ekzekutohet me vdekje Ruhollah Zam

Ruhollah Zam, drejtori i kanalit telegram Amad News, u ekzekutua me vdekje këtë të shtunë në mëngjes.

Sipas rrjetit IRIB të lajmeve; Drejtori i kanalit telegram Amad News, i cili e konsideronte veten udhëheqësin e trazirave në Iran, u ndëshkua për veprimet e tij dhe u dënua me vdekje. Ruhollah Zam, i cili për disa vjet ishte bërë një mjet në duart e inteligjencës dhe shërbimeve anti-revolucionare duke hapur një kanal në Telegram të quajtur Amad News jashtë kufijve të vendit dhe përhapte lajme të rreme kundër vendit, u arrestua nga organizata e inteligjencës së Gardave Revolucionare. Duke krijuar dëshpërim dhe zhgënjim dhe përhapjen e lajmeve të rreme kundër zyrtarëve të regjimit, kanali telegram Amad News u përpoq të shantazhonte dhe mashtronte opinionin publik në mënyrë që të forconte vullnetin e armiqve dhe të shërbimeve të spiunimit me qëllime përmbysëse. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në 13 Tetor 2009 lëshuan një deklaratë duke njoftuar arrestimin e Ruhollah Zam, kreu i faqes anti-revolucionare Amad News, gjatë një operacioni kompleks dhe profesional nga shërbimi i inteligjencës IRGC, duke theksuar dështimin dhe disfatën e shërbimeve inteligjente të armikut.