Parlamenti Islamik i Iranit dënon deklaratat e Erdogan
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë dënuar deklaratat separatiste të presidentit të Turqisë në lidhje me Republikën e Azerbajxhanit.
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ditën e enjte më 10 dhjetor, në ceremoninë e kremtimit të fitores së luftës në Nagorno Karabak në Baku, kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, ka recituar një poezi në lidhje me lumin Ares që vlerësohet në kundërshtim me integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit.
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit dje gjatë seancës plenare, kanë dënuar deklaratat separatiste të presidentit të Turqisë dhe kanë thënë: “Republika e Azerbajxhanit dhe Irani mbrojnë integritetin e tyre territorial, prandaj ndërhyrjet në çështjet e kufijve është një veprim i pavend”.
Ndërkohë Mevlyt Çavushoghlu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, të shtunën pasdite në një kontakt telefonik me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, ka theksuar marrëdhëniet e afërta mes Turqisë dhe Iranit dhe politikat e pandryshuara në lidhje me fqinjësinë e mirë të Ankarasë dhe siguruar se presidenti i Turqisë respekton sovranitetin kombëtar të Iranit dhe integritetin territorial të Iranit, ndërsa nuk ka qenë i informuar në lidhje me ndjeshmërinë e vargjeve poetike të lexuara dhe ato i dinte që kanë të bëjnë vetëm me rajonin Laçin dhe Karabak.