Ceremonia e njëvjetorit të martirizimit të gjeneral Sulejmani në Teheran
Ceremonia e njëvjetorit të martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesve të tij është zhvilluar në Teheran me pjesëmarrjen e personaliteteve të botës islame dhe të Frontit të Rezistencës.
Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.
Gjeneral Islamil Gha’ani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e premte në ceremoninë e njëvjetorit të martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis që u zhvillua në Teheran, duke thënë se martir gjeneral Sulejmani është hero i popullit të Iranit, hero i Umetit Islamik dhe gjithashtu hero i mposhtjes dhe thyerjes së fuqisë së arrogancës, deklaroi: “Rruga e forcës Kods dhe e rezistencës nuk ndryshon me veprimet djallëzore të Amerikës”.
Ibrahim Ra’isi, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit, gjithashtu në këtë ceremoni duke theksuar se autorët e krimit të kryer me atentatin terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, nuk do të kenë siguri askund në rruzullin tokësor, deklaroi: “Armiqtë letë presin hakmarrjen e ashpër, kohën dhe vendin e hakmarrjes do ta caktojnë forcat e Rezistencës dhe tani e tutje jeta do të jetë shumë e vështirë për armiqtë”.
Ra’isi duke thënë se presidenti i Amerikës nuk do të ketë imunitet nga zbatimi i drejtësisë, shtoi: “Dëbimi i amerikanëve nga rajoni do të jetë pjesë e hakmarrjes së ashpër dhe Fronti i Rezistencës kurrë nuk do të anashkalojë gjakun e asnjë prej martirëve”.
Ndërkohë Faleh Al-Fajad, shefi i forcave Hashd Sha’bi të Irakut, gjithashtu në këtë ceremoni vuri në dukje ndryshimin dhe zhvillimin e Frontit të Rezistencës në këtë vend pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe theksoi: “Populli i Irakut ka arritur të dijë rrugën e drejtë të pranisë në të gjitha çështjet që më e rëndësishmja prej tyre është çështja e Palestinës”.
Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, gjithashtu në ceremoninë e njëvjetorit të martirizimit të gjeneralëve dhe komandantëve të Rezistencës, vlerësoi se fuqia e sotme e Rripit të Gazës është rezultat i përpjekjeve të gjeneral Kasem Sulejmani dhe shtoi: “Gjeneral Kasem Sulejmanin e kanë martirizuar për arsye se ai ishte pengesë në rrugën e politikës pushtuese të Amerikës dhe të regjimit sionist në rajon dhe gjithmonë ai ka mbështetur dhe mbrojtur Kodsin e shenjtë dhe Palestinës”.
Hashem Safiudin, kryetari i Këshillit Ekzekutiv i Hezbullahut të Libanit, gjithashtu në këtë ceremoni duke thënë se gjaku i martir Sulejmani qarkullon në damarët e Frontit të Rezistencës, deklaroi: “Ne jemi burra të veprimit dhe do të hakmerremi nga Amerika si djalli dhe e keqja absolute”.
Ibrahim Muhamed Al-Dejlami, ambasadori i Jemenit në Teheran, gjithashtu në këtë ceremoni tha: “Martir Sulejmani ishte boshte dhe shtyllë kryesore e Frontit të Rezistencës përball planeve dhe komploteve të sionizmit dhe Amerikës në rajon”.
Ndërkohë Shejkh Ahmed Bedrudin Hasun, kryemyftiu i Sirisë, gjithashtu duke thënë se asnjë faktorë nuk e kufizonte martir Sulejmanin dhe bashkëluftëtarët e tij në rrugën e luftës, shtoi: “Martirët Sulejmani dhe Al-Muhendis kanë skicuar rrugën e Rezistencës”.