Reisi: Rezistenca libaneze është më e fortë se kurrë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102665-reisi_rezistenca_libaneze_është_më_e_fortë_se_kurrë
Kreu i gjyqësorit të Iranit tha: "Rezistenca libaneze sot është më e fortë se kurrë."
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2021 04:43 Europe/Tirane
  • Reisi: Rezistenca libaneze është më e fortë se kurrë

Kreu i gjyqësorit të Iranit tha: "Rezistenca libaneze sot është më e fortë se kurrë."

Sipas IRNA, "Seyyed Ibrahim Reisi", kreu i gjyqësorit iranian, në një intervistë me rrjetin libanez Al-Manar të dielën në mbrëmje, theksoi se gjenerali haxhi Kasem Sulejmani është komandanti i zemrave dhe është në zemrat e të gjithë popujve në rajon. Ai ishte me ndikim në rajon dhe armiku mendoi se duke e vrarë, ai do ta ndalonte këtë rrugë dhe rrjedha e rezistencës do të shembej. Kreu i gjyqësorit të Iranit tha se vrasja e Dëshmorit Sulejmani u krye nga qeveria e SHBA në një vend të tretë dhe se dëshmori ishte mysafir i kryeministrit irakian kur SH.B.A. e vranë atë. "Ajo që ndodhi është një krim kundër ligjit ndërkombëtar dhe ata që urdhëruan dhe kryen këtë krim janë fajtorë dhe ndjekja penale e tyre nuk do të ndalet, pavarësisht nëse Trump është president i SHBA apo jo. Duke theksuar se Irani e di se kush e ka kryer këtë krim, Reisi shtoi: "Problemi në botë sot për shkak të sundimit të sistemit hegjemonist është se nuk ka një gjykatë të drejtë ndërkombëtare". Kreu i gjyqësorit të Iranit gjithashtu kujtoi vrasjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut dhe tha: "Të gjithë e dinë dhe e shohin që pushteti i Libanit nuk është zvogëluar me vrasjen e tij dhe rezistenca libaneze është bërë më e fortë se kurrë."