Ruhani: Sot ndodhemi në një luftë imponuese ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103422-ruhani_sot_ndodhemi_në_një_luftë_imponuese_ekonomike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se sot ndodhemi në një luftë imponuese ekonomike, deklaroi: “Duhet ta falënderojmë popullin e Iranit për 42 vite rezistencë, durim, qëndresë, ndërtim dhe mbrojtje të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 28, 2021 16:34 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sot ndodhemi në një luftë imponuese ekonomike

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se sot ndodhemi në një luftë imponuese ekonomike, deklaroi: “Duhet ta falënderojmë popullin e Iranit për 42 vite rezistencë, durim, qëndresë, ndërtim dhe mbrojtje të vendit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën enjte në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare të Ministrisë së Bujqësisë së Iranit, deklaroi: “Duhet të falënderojmë popullin e Iranit për durimin dhe rezistencës që ka treguar gjatë një dekade të luftës ekonomike dhe për qëndresën e pashembullt që ka treguar gjatë këtyre viteve, sidomos gjatë tre viteve të kaluara. Ndoshta një luftë e tillë është e paparë në histori ose të paktën ka qenë shumë e rrallë gjatë dekadave dhe shekujve të fundit që një vend ose një komb të përballet me një presion të tillë”.

Ruhani vuri në dukje përpjekjet e armiqve për ta gjunjëzuar popullin e Iranit përball superfuqive dhe arrogancës së botës dhe shtoi: “Populli ynë gjatë këtyre tre viteve të fundit ka rezistuar dhe qëndruar dhe pavarësisht të gjitha vështirësive në dhjetë muajve të kaluar, ka pasur mbi 28 miliardë dollarë eksporte jonaftore”.