Zarif: Është detyrë e Amerikës që të kthehet në marrëveshjen bërthamore
(last modified Fri, 29 Jan 2021 13:10:41 GMT )
Janar 29, 2021 14:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Është detyrë e Amerikës që të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi se tani është detyrë e Amerikës që të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe të zbatojë zotimet e veta.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte në konferencën e përbashkët për shtyp me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, në lidhje me kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe deklaratave të ditës së kaluar të Antony Blinken, sekretarit amerikan të shtetit, deklaroi: “Marrëveshje bërthamore ishte një marrëveshje të cilën e kanë nënshkruar Qeveria e Amerikës, Irani dhe pesë shtete të tjera dhe është arritur pas negociatave të gjata ku janë diskutuar të gjitha çështjet dhe kjo marrëveshje është konfirmuar edhe në Këshillin e Sigurisë së OKB. Marrëveshja bërthamore është hartuar në një kornizë të mosbesimit reciprok, prandaj në këtë marrëveshje janë paraparë mekanizma që nëse njëra palë nuk zbaton zotimet e veta, pala tjetër mund të marrë vendojë të mos zbatojë zotimet e veta në këtë marrëveshje. Amerika më vonë vendosi që jo vetëm të dalë nga kjo marrëveshje, por ka vendosur sanksione edhe ndaj atyre të cilët zbatonin këtë marrëveshje dhe ka ushtruar presion mbi ata dhe ky veprim është shembull i hapur i shkeljes së ligjeve”.

Zarif duke thënë se veprimet dhe masat që ka marrë Irani janë në bazë të marrëveshjes për të kompensuar veprimet e palës amerikane, shtoi: “Veprimet e Iranit nuk janë me kuptim të përpjekjes së Iranit për të arritur te armët bërthamore dhe ne besojmë që sa më shpejtë të zhduken armëve bërthamore nga poseduesit e tyre”.

Ministri i jashtëm iranian theksoi: “Menjëherë pasi që Amerika të zbatojë zotimet e veta dhe Irani të vërejë në mënyrë konkrete dobitë e zbatimit të atyre zotimeve, edhe ne menjëherë zbatojmë zotimet tona në mënyrë të plotë dhe kjo çështje është deklaruar nga autoriteti më i lartë i Republikës Islamike të Iranit, do të thotë nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit”.

Zarif në lidhje me marrëdhëniet mes Teheranit dhe Ankarasë, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit dhe Turqia edhe në kushte të vështira kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete dhe sot kemi raste të veçanta për bashkëpunim jo vetëm në lidhje me krizën në Siri, por edhe për krizën në rajonin e Kaukazit. Ne shpresojmë që me marrjen e qëndrimeve më të logjikshme nga ana e Amerikës, do të shtohen rrethanat dhe rastet për zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Turqisë dhe kjo me siguri se do të rezultojë me zgjerimin e marrëdhënieve”.

Zarif vuri në dukje krijimin e rastit për bashkëpunim mes 6 vendeve në këtë rajon në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në rrugën e ndërtimit, zhvillimit të rrugëve të lidhjeve tokësore, energjisë dhe hekurudhës, ndërsa deklaroi: “Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Turqisë dhe Republikës së Azerbajxhanit do të zhvillohet në një të ardhme të afërt në Iran”.

Zarif gjithashtu vuri në dukje edhe bashkëpunimin e Iranit dhe Turqisë në procesin e konferencës së Astanasë dhe deklaroi: “Bashkëpunimi ynë në kuadër të konferencës së Astanasë është bërë shkak që ne mund t’i reduktojmë dhimbjet e popullit sirian dhe me ndihmën e njëri-tjetrit dhe me ndihëm e Qeverisë së Rusisë, ta çojmë punën përpara në komitetin për hartimin e kushtetutës së re të Sirisë”.

Tags