Zarif i përgjigjet Trojkës evropiane
(last modified Fri, 12 Feb 2021 19:00:44 GMT )
Shkurt 12, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Zarif i përgjigjet Trojkës evropiane

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh këshilloi Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë të lexojnë paragrafin 36 të marrëveshjes bërthamore, i cili parashikoi masa korrigjuese për mosrespektimin e secilës palë.

"A kanë lexuar ndonjëherë partnerët tanë të E3 paragrafin 36 të marrëveshjes bërthamore & shumë letra të Iranit mbi atë bazë?", shkroi të Premten Zarif në llogarinë e tij në Twitter. "Me cilën logjikë është përgjegjësi e Iranit të ndalojë masat e tij korrigjuese të ndërmarra një vit pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe vazhdon t'a shkelë këtë marrëveshje ? Çfarë ka bërë E3 për të përmbushur detyrat e tyre?", shtoi Ministri i Jashtëm iranian. Të tre shtetet e BE në një deklaratë të Premten thanë: "Ne, qeveritë e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, vërejmë me shqetësim të madh konfirmimin e fundit nga ANEA se Irani po prodhon metal uraniumi në shkelje të marrëveshjes bërthamore". Ata pretenduan se Irani nuk ka asnjë justifikim civil të besueshëm për këto aktivitete, të cilat janë një hap kryesor në zhvillimin e një arme bërthamore.

 

Tags