Zarif i drejtohet Trojkës Evropiane: Ne i përgjigjemi veprimit me veprim
(last modified Fri, 19 Feb 2021 08:57:24 GMT )
Shkurt 19, 2021 09:57 Europe/Tirane
  •  Zarif i drejtohet Trojkës Evropiane: Ne i përgjigjemi veprimit me veprim

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi të enjten se hapat e fundit të Iranit janë një përgjigje ndaj neglizhencës dhe shkeljeve të Shteteve të Bashkuara dhe Trojkës Evropiane.

Sipas IRNA, "Muhamed Javad Zarif" në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve evropianë të cilët vazhdimisht kanë shprehur shqetësim mbi veprimet e fundit bërthamore të Iranit dhe bënë thirrje për kthimin e Iranit në zbatimin e plotë të angazhimeve të tij bërthamore në Twitter shkroi: "Në vend që të thurim një filozofi për t'i vënë barrën e përgjegjësisë Iranit, Trojka Evropiane-BE duhet të respektojë zotimet e saj dhe të kërkojnë fundin e trashëgimisë së terrorizmit ekonomik të Trump kundër Iranit. Zarif shtoi:  Masat kompensuese të Iranit janë një përgjigje ndaj shkeljeve të Shteteve të Bashkuara dhe trojkës Evropiane. Nëse keni frikë nga defekti, eliminoni shkakun. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më tej deklaroi: Irani i përgjigjet "veprimit" me veprim. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Enjten lëshuan një deklaratë duke i kërkuar Iranit të ndërmarrë hapa të tjerë, veçanërisht në lidhje me "pezullimin e zbatimit të Protokollit Shtesë dhe kufizimin e inspektimeve të IAEA në Iran", pa përmendur detyrimet e vendeve të tyre ndaj marrëveshjes bërthamore. Administrata e Presidentit të ri të SHBA Joe Biden, i cili më parë kishte premtuar të kthehej në marrëveshjen bërthamore dhe të hiqte sanksionet e paligjshme ndaj Iranit, ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe e kushtëzoi këtë veprim me përmbushjen e detyrimeve të Iranit.

Tags