Zarif: Izraeli po zgjeron fabrikën e vetme të bombave atomike në rajon
(last modified Sat, 20 Feb 2021 17:59:33 GMT )
Shkurt 20, 2021 18:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Izraeli po zgjeron fabrikën e vetme të bombave atomike në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif tha të Shtunën në një mesazh në Twitter se regjimi sionist po zgjeron sajtin Dimona, fabrika e vetme e bombave bërthamore në rajon.

Izraeli po zgjeron sajtin Dimona, fabrika e vetme e bombave bërthamore në rajon, shkroi Zarif, duke përmendur presidentin e SHBA, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin britanik Boris Johnson dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. “Të brengosur rëndë? Shqetësuar? Pak? Keni kurajë të komentoni? Unë mendova kështu. ” Paneli Ndërkombëtar mbi Materialin Fisil (IPFM), një grup ekspertësh të pavarur bërthamorë nga 17 vende, raportoi të premten se "ndërtime të reja të rëndësishme" kishin filluar në kompleksin Dimona. Dimona, e cila besohet gjerësisht se është çelësi i programit të prodhimit të armëve bërthamore të Izraelit, u ndërtua me ndihmë të fshehtë nga qeveria franceze dhe u aktivizua diku midis viteve 1962–1964.

 

Tags