Zarif: Evropa dhe Amerika po trajtojnë me hipokrizi marrëveshjen bërthamore
(last modified Sun, 21 Feb 2021 18:05:37 GMT )
Shkurt 21, 2021 19:05 Europe/Tirane
  • Zarif: Evropa dhe Amerika po trajtojnë me hipokrizi marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se Amerika dhe Evropa po e trajtojnë me hipokrizi marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Press Tvi, ka thënë: “Evropa ka shprehur shqetësime në lidhje me programin atomik të Iranit dhe kjo në llojin e vete është një hipokrizi dhe dyfytyrësi. Amerika e ndëshkonte çdo palë që nuk zbatonte ligjet e Uashingtonit ndërkohë që vetë Amerika nuk zbatonte zotimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje bërthamore. Politikat e Amerikës deri më tani nuk kanë ndryshuar dhe Joe Biden, presidenti i Amerikës, deri më tani ka paraqitur vetëm pretendime. Problemi qëndron këtu se Amerike e ka bërë zakon vendosjen e sanksioneve ekonomike, mirëpo kjo politikë nuk e mashtron e Iranin”.

Ministri i jashtëm i Iranit ka theksuar: “Amerika nuk do të ketë mundësi që para heqjes së plotë të sanksioneve të kthehet në marrëveshjen bërthamore, për arsye se është pikërisht Amerika që ka shkelur ligjin dhe rregullat ndërkombëtare në lidhje me këtë çështjeje”.

Zarif gjithashtu ka thënë: “Izraeli po vepron në zhvillimin e qendrës bërthamore “Dimona” që është e vetmja qendër për prodhimin e armëve bërthamore në rajon, mirëpo nuk po vërejmë paraqitjen e kurrfarë shqetësimeve nga ana e Evropës! ANEA duhet të veprojë në mënyrë të drejtë. Irani nuk synon prodhimin e bombës bërthamore, prandaj shtetet evropiane duhet të veprojnë në mënyrë të drejtën në fushën e marrëdhënieve ekonomike”.  

Tags