Zarif: Irani mbështet kombin e shtypur të Jemenit
Ministri i jashtëm i Iranit thotë se Teherani mbështet çdo veprim që do t'i jepte fund agresionit kundër popullit jemenas.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios IRIB, duke cituar faqen e lajmeve të Al-Masira TV; Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif tha se përpjekjet për të zgjidhur krizën e Jemenit po vazhdonin, duke theksuar se Teherani mbështet çdo veprim që do t'i jepte fund agresionit kundër popullit jemenas. Në një intervistë me TV Al-Masira në Teheran të martën, Zarif shtoi se vendosja e një armëpushimi dhe heqja e rrethimit kundër popullit jemenas me qëllim të zgjidhjes së krizës humanitare të vendit është një parakusht për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Jemenit. Ministri i Jashtëm iranian theksoi se mbështetja e Republikës Islamike të Iranit për popullin e Jemenit dhe rezistencës së tij buron nga nevoja për të mbështetur të shtypurit.