Irani neutralizon operacionin terrorist në provincën veriperëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104696-irani_neutralizon_operacionin_terrorist_në_provincën_veriperëndimore
Zyra e marrëdhënieve me publikun e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit njoftoi të Mërkurën se në bashkëpunim me forcat provinciale të sigurisë, forcat e Ministrisë së Inteligjencës kanë neutralizuar një operacion terrorist në pjesët jugore të Provincës Azerbajxhani Perëndimor, në veriperëndim të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Irani neutralizon operacionin terrorist në provincën veriperëndimore

Zyra e marrëdhënieve me publikun e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit njoftoi të Mërkurën se në bashkëpunim me forcat provinciale të sigurisë, forcat e Ministrisë së Inteligjencës kanë neutralizuar një operacion terrorist në pjesët jugore të Provincës Azerbajxhani Perëndimor, në veriperëndim të Iranit.

Deklarata tha se dy anëtarët e ekipit terrorist që po planifikonte të kryente një sulm kamikaz u vranë në përleshjen me forcat e sigurisë të martën pasdite. Zyra e marrëdhënieve me publikun e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit shtoi se ekipi ishte i lidhur me një grup terrorist të bazuar në Irakun verior. Ekipi do të zbatonte një sulm terrorist në qytetin Piranshahr, i vendosur afër kufirit me Irakun, duke shtuar se terroristëve u ishin sekuestruar dy automatikë kallashnikov, granata dhe municione të tjera.