Zarif: Amerika, faktor i pasigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105564-zarif_amerika_faktor_i_pasigurisë_në_rajonin_e_azisë_perëndimore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka kritikuar ndërhyrjen ndërkombëtare në rajonin Azisë Perëndimore si faktor i destabilizimit dhe pasigurisë në këtë rajon dhe ka thënë: “Ndërhyrjet e Amerikës kanë shkaktuar nivelin më të lartë të pasigurisë dhe destabilizimit në rajonin tonë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2021 12:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika, faktor i pasigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka kritikuar ndërhyrjen ndërkombëtare në rajonin Azisë Perëndimore si faktor i destabilizimit dhe pasigurisë në këtë rajon dhe ka thënë: “Ndërhyrjet e Amerikës kanë shkaktuar nivelin më të lartë të pasigurisë dhe destabilizimit në rajonin tonë”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në Forumin e Dialogut në Teheran, deklaroi: “Veprimet destruktive të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore nuk kufizohen vetëm me ndërhyrjet ushtarake ndërsa lufta ekonomike e Amerikës kundër popullit të Iranit ka pasoja të caktuara duke përfshirë problemet e krijuara në përballjen me pandeminë e virusit Korona në Iran”.

Zarif shtoi: “Republika Islamike e Iranit është e gatshme për dialog me të gjitha vendet fqinjë dhe nuk ka kurrfarë nevoje për faktorët e huaj për të planifikuar të ardhmen e rajonit. Nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë, mund të ndërtohet një rajon i ri dhe të ndiqet rruga e zhvillimit njerëzor, social dhe ekonomik. Popujt e rajonit kanë nevojë për dialog për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve dhe për të jetuar në një atmosferë paqësore”.

Zarif në fund të fjalës së tij përsëri ka theksuar rëndësinë e iniciativës së Iranit për dialog rajonal me titull “Iniciativa për paqe të Hormuzit”.