Irani dhe Iraku nënshkruan një program 5-vjeçar bashkëpunimi
Ministrat iranianë dhe irakianë të Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan një program të përbashkët bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në arsim, zhvillim dhe çështje sociale.
Dokumenti u nënshkrua në Bagdad të Dielën nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Iranit Mohammad Shariatmadari dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Irakut Adel al-Rikabi. Pas nënshkrimit të programit, Shariatmadari u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij Irakian se Irani synon të zgjerojë marrëdhëniet me Irakun në çdo fushë. Ai shtoi se programi i përbashkët për shkëmbimin e përvojave në arsim, zhvillim dhe çështje sociale është i dobishëm për të dy palët, duke shpresuar se zbatimi i programit do t'u sigurojë më shumë punë popujve të të dy vendeve fqinje. Al-Rikabi tha në konferencën për shtyp se vizita e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Iranit në Irak ishte në përputhje me marrëveshjet e bashkëpunimit të ndërsjellë midis dy ministrive. Përmirësimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe zgjerimi i sigurimeve shoqërore janë midis çështjeve të mbuluara nga programi i nënshkruar sot, tha ai, duke shtuar se programi është pesë-vjeçar. Mohammad Shariatmadari arriti në Bagdad të Dielën në mëngjes dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje bashkëpunimi me Irakun gjatë qëndrimit të tij tre-ditor në këtë vend.