Forcat e Gardës Revolucionare vrasin dy terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107206-forcat_e_gardës_revolucionare_vrasin_dy_terrorist
Zyra për marrëdhënie me publikun e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit me anë të një komunikate për media, ka njoftuar për përleshjen e këtyre forcave me një grup terrorist në rajonin Marivan dhe për vrasën e dy terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2021 08:36 Europe/Tirane
  • Forcat e Gardës Revolucionare vrasin dy terrorist

Zyra për marrëdhënie me publikun e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit me anë të një komunikate për media, ka njoftuar për përleshjen e këtyre forcave me një grup terrorist në rajonin Marivan dhe për vrasën e dy terroristëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë komunikatë thuhet: “Në ora 20:00 të ditës së mërkurës, forcat tokësore të Gardës Revolucionare janë përleshur me elementët e një grupi terrorist. Në këtë përleshje janë vrarë dy pjesëtar të grupit terrorist dhe disa prej tyre janë plagosur ndërsa të tjerët janë arratisur duke pas parasysh zonën malore. Gjatë këtyre përleshjeve janë martirizuar edhe dy pjesëtar të forcave të Gardës Revolucionare gjatë sulmit në befasi”.

Gjithashtu forcat e sigurisë së Iranit në një zonë në jugperëndim të Iranit si rezultat i intervenimit me kohë, kanë zbuluar dhe konfiskuar një ngarkesë me armë luftarake që një grup terroristësh tentoi të fuste në Iran nëpërmjet ishullit Minu.