Garda Revolucionare shkatërron një grup terrorist në Iranin juglindor
Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë shkatërruar një ekip terroristësh në provincën juglindore të Sistan dhe Baluchestanit.
Në një deklaratë të lëshuar të Shtunën, Baza Kuds e Forcës Tokësore të IRGC njoftoi se ekipi terrorist kishte hyrë në rajon për të kryer akte terrori dhe ishte shkatërruar më herët gjatë ditës gjatë operacioneve të inteligjencës. Deklarata shtoi se tre anëtarë të ekipit terrorist u vranë gjatë përleshjeve. IRGC shtoi se një depo e madhe armësh dhe municionesh u konfiskuan gjithashtu gjatë operacionit. Provinca Sistan dhe Baluchestan - e cila kufizohet me Pakistanin - gjatë viteve të fundit ka qenë arenë e disa sulmeve terroriste që synojnë si civilët, ashtu edhe forcat e sigurisë.