Zarif arrin në Maskat të Omanit
(last modified Wed, 28 Apr 2021 12:44:01 GMT )
Prill 28, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Zarif arrin në Maskat të Omanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka arritur për një vizitë në Maskat të Omanit ku është  pritur nga homologu i tij i Omanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit sot ka arritur në kryeqytetin e Omanit ku është pritur nga homologu i tij omanez Badr Al-Busa’idi dhe Ali Naxhafi, ambasadori i Iranit në Oman.

Muhamed Xhavad Zarif gjatë kësaj vizite do të takohet me Badr bin Hamud Al-Bausa’idi, ministrin e punëve të jashtme të Omani dhe me autoritete të tjera të larta të këtij vendi.

Bisedimet në lidhje me çështjet bilaterale dhe rajonale janë prej temave kryesore të takimeve të ministrit të punëve të jashtëm të Iranit me autoritetet e Omanit.

Zarif para se të arrijë në Oman, ka zhvilluar një vizitë në Katar ku ka biseduar edhe me Emirin e Katarit dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi.

Zarif kishte zhvilluar vizitë edhe në Irak ku u takuar me autoritete të ndryshme irakiane.

Tags