Takimi i Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit
Në një takim me homologun e tij nga Omani, Ministri i Jashtëm iranian theksoi nevojën për të ndjekur dhe zbatuar rezolutat e Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik Teheran-Maskat.
Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, i cili është në Oman si pjesë e një turneu në rajon, të Mërkurën u takua me Ministrin e Jashtëm të Omanit Badr bin Hammoud al-Busaidi në Maskat për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon. Duke mirëpritur trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, Zarif theksoi nevojën për të ndjekur dhe zbatuar vendimet e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik midis Iranit dhe Omanit dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi midis dy vendeve do të zgjerohet në të ardhmen e afërt. Ministri i Jashtëm i Omanit gjithashtu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit Teheran-Maskat. Bashkëpunimi në fushat e transportit dhe tranzitit, në nivele bilaterale dhe multilaterale, bashkëpunimi gjyqësor, ekstradimi i kriminelëve dhe shkëmbimi i të burgosurve ishin tema të tjera të diskutuara nga Ministri i Jashtëm i Iranit dhe Omanit gjatë takimit.