Takimi i Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107530-takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_omanit
Në një takim me homologun e tij nga Omani, Ministri i Jashtëm iranian theksoi nevojën për të ndjekur dhe zbatuar rezolutat e Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik Teheran-Maskat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2021 04:57 Europe/Tirane
  • Takimi i Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit

Në një takim me homologun e tij nga Omani, Ministri i Jashtëm iranian theksoi nevojën për të ndjekur dhe zbatuar rezolutat e Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik Teheran-Maskat.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, i cili është në Oman si pjesë e një turneu në rajon, të Mërkurën u takua me Ministrin e Jashtëm të Omanit Badr bin Hammoud al-Busaidi në Maskat për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.  Duke mirëpritur trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, Zarif theksoi nevojën për të ndjekur dhe zbatuar vendimet e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik midis Iranit dhe Omanit dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi midis dy vendeve do të zgjerohet në të ardhmen e afërt. Ministri i Jashtëm i Omanit gjithashtu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit Teheran-Maskat. Bashkëpunimi në fushat e transportit dhe tranzitit, në nivele bilaterale dhe multilaterale, bashkëpunimi gjyqësor, ekstradimi i kriminelëve dhe shkëmbimi i të burgosurve ishin tema të tjera të diskutuara nga Ministri i Jashtëm i Iranit dhe Omanit gjatë takimit.