Prodhimi i gjerë i vaksinës "Cov Iran Barakat"
Shefi i qendrës së informacionit të shtabit ekzekutive të urdhrit të Imam Khomeinit (ra) njoftoi prodhimin masiv të vaksinës " Cov Iran Barakat".
Sipas IRNA, "Hojjat Niki Maleki", shefi i qendrës së informacionit të shtabit ekzekutive të urdhrit të Imam Khomeinit (ra), njoftoi në një cicërimë se një milion doza të vaksinës " Cov Iran Barakat " do të prodhohen në maj të këtij viti. Maleki shkroi në këtë cicërimë: Përpjekjet e shkencëtarëve të lartë të Iranit dhanë rezultat. Kreu i Qendrës së Informacionit të shtabit ekzekutive të urhdrit të Imam Khomeinit (ra) gjithashtu tha: Dhjetëra mijëra doza të Cov Iran Barakat do të prodhohen në fabrikën e prodhimit të vaksinave të shtabit ekzekutive të urdhrit të Imam Khomeinit (ra). Nikki Maleki shtoi: Një milion doza të vaksinës do të prodhohen në maj dhe tre milion doza në qershor. Republika Islamike e Iranit deri më tani ka blerë vaksinën korona nga Kina, India dhe Rusia. Në muajt e fundit, shkencëtarët dhe ekspertët iranianë kanë zhvilluar disa vaksina kundër virusit korona, të cilat janë vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare.