Ruhani: Sanksionet kanë thyer
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se sanksionet ndaj Iranit janë thyer dhe kanë dështuar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në mbledhjen e Qeverisë, tha: “Po deklaroi për popullin iranian se sanksionet janë thyer dhe kanë dështuar dhe nëse do të bashkohemi të gjithë së bashku, së shpejti sanksionet do të hiqen përfundimisht. Pala tjetër e di se nuk ka rrugë tjetër përveçse të kthehet në zbatimin e ligjit, rregulloreve ndërkombëtare dhe zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore. Sot është ditë zie për sionistët në Kodsin 1400 sepse edhe lufta ekonomike e filluar nga Amerika po pëson disfatën e fundit edhe përpjekjet për distancimin e vendeve të rajonit nga Iranit, po përballen me disfatën përfundimtare. Sot rrethanat për t’i dhënë fund sanksioneve janë më të përshtatshme, prandaj të drejtat e popullit iranian në bazë të marrëveshjes bërthamore duhet të rimerren plotësisht dhe nuk heqim dorë nga asgjë”.
Presidenti i Iranit vuri në dukje afrimin e Ditës Botërore të Kodsit dhe tha: “E premtja e kësaj jave është Dita Botërore e Kodsit të shenjtë dhe kjo ditë është një prej krenarive të Republikës Islamike të Iranit dhe prej porosive të rëndësishme të Imam Khomejnit (ra). Populli i Palestinës do të kthehet në tokat e veta dhe Kodsi dhe Xhamia Al Aksa si Kibla e parë e besimtarëve myslimanë, përsëri do të jetë në dispozicion të myslimanëve”.