Ligjvënësit iranianë: Rezistenca mënyra e vetme për të çliruar Palestinën
(last modified Tue, 11 May 2021 18:59:36 GMT )
May 11, 2021 20:59 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit iranianë: Rezistenca mënyra e vetme për të çliruar Palestinën

Ligjvënësit iranianë kanë dënuar sulmet vdekjeprurëse të Izraelit kundër banorëve të Gazës dhe dhunën brutale ndaj protestuesve palestinezë në Kudsin e pushtuar, duke thënë se rezistenca është mënyra e vetme për të çliruar Palestinën nga pushtimi izraelit.

"Rezistenca është mënyra e vetme për t'u përballur me regjimin kriminal të Izraelit dhe grupet e rezistencës do të mbrojnë çështjen Palestineze me gatishmëri dhe fuqi maksimale deri në çlirimin e plotë të Palestinës historike nga Lumi në Det", thuhet në një deklaratë të publikuar të martën nga 215 deputetë iranianë. Deklarata theksoi se regjimi izraelit po përballet me një "ngërç të brendshëm politik dhe një situatë të brishtë sigurie" falë zgjimit të kombeve myslimane, durimit dhe rezistencës së popullit palestinez dhe gatishmërisë së forcave të rezistencës, duke shtuar se, " vazhdimi i krimeve nga armiku sionist do të thotë sigurisht vazhdimi i luftës dhe rezistencës kundër këtij regjimi në të gjithë territorin e okupuar palestinez. " Ligjvënësit iranianë theksuan se fronti i Rezistencës, i udhëhequr nga Forcat Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), do të çlirojë Palestinën nga kthetrat e regjimit kriminel izraelit. Deklarata tërhoqi vëmendjen ndaj sulmeve të regjimit izraelit ndaj Xhamisë al-Aksa, shkeljeve të të drejtave të njeriut në territoret e okupuara dhe masakrës në Rripin e Gazës në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në Ditën Ndërkombëtare të Kudsit, duke thënë se veprimet e agresionit të regjimit të Tel Avivit janë një tjetër njollë turpi në dosjen e të ashtuquajturve avokatë të të drejtave të njeriut dhe organizatave ndërkombëtare, veçanërisht të Kombeve të Bashkuara. Deputetët e Parlamentit iranian dënuan heshtjen dhe mosveprimin nga ana e OKB dhe Këshillit të tij të Sigurisë mbi krimet e regjimit izraelit kundër popullit palestinez. “Evropa, si e ashtuquajtura avokate e të drejtave të njeriut, ka mbyllur sytë ndaj këtij krimi të hapur. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu një bashkëpunëtor në krimet që po ndodhin në territoret e okupuara, "shton deklarata.