May 12, 2021 14:31 Europe/Tirane
  • Zarif: Veprimet kriminale të regjimit sionist janë intensifikuar më shumë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit pasi arritjes në Siri, ka theksuar se veprimet kriminale të regjimit sionist që nga Dita Botërore e Kodsit janë intensifikuar më shumë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën pas arritjes në Damask, deklaroi: “Në Xhaminë Al-Aksa dhe në territoret e pushtuara të Palestinës janë duke u zhvilluar ngjarje të papara dhe gjithashtu bombardimi i Rripit të Gazës ka krijuar rrethana shumë kritike në rajon”.

Zarif duke thënë se aktualisht ndodhemi në rrethana të veçanta, shtoi: “Vizita ime në Siri ishte programuar të zhvillohej në prag të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, mirëpo për fat të keq veprimet kriminale të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe ngjarjet e papara që ndodhen në Xhaminë Al-Aksa, kanë krijuar rrethana dhe gjendje kritike. Duke marrë parasysh faktin se Siria është një prej vendeve kryesore të Boshtit të Rezistencës dhe ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim, gjatë vizitës në Siri do të bisedojë me autoritetet e këtij vendi në lidhje me zhvillimet më të fundit të Palestinës”.

Ministri i jashtëm i Iranit theksoi: “Gjatë kësaj vizite do të zhvilloj takime me Bashar Asad, presidentin e Sirisë, me Fejsal Mekdad, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë dhe me funksionarë të tjerë të Sirisë ku do të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale të këtij vendi dhe mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit të Sirisë në rrugën e rindërtimit të këtij vendi dhe luftës kundër terrorizmit”.

 

Tags