Ruhani: Sionistët kriminelë që vrasin, nuk i përkasin asnjë feje
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sionistët kriminelë që po vrasin palestinezët, nuk i përkasin kurrfarë feje.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, ka dënuar krimet e regjimit sionist dhe vrasjen e popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës dhe deklaroi: “Sionistët kriminel që po vrasin palestinezët, nuk kanë kurrfarë lidhje me asnjë fe”.
Ruhani duke thënë se Irani sot në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës ka mbetur gati i vetëm, kritikoi ashpër heshtjen e vendeve myslimanëve dhe fqinjë të Palestinës dhe shtoi: “Pse duhet të heshtin vendet myslimane të mëdha dhe fqinjë të Palestinës siç është Egjipti, Jordania dhe shtete e tjera përball këtyre krimeve”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Afganistanit për shkak të sulmit terrorist dhe të përgjakur në një shkollë në Kabul që vrau shumë nxënëse dhe tha: “Ata të cilët po kryejnë krime të tilla të paimagjinuara, kanë njollosur emrin e Islamit, por krimet kryesore kanë kryer ata të cilët kanë ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan. Amerika, regjimi sionist dhe fuqitë perëndimore kanë krijuar grupe zëvendësuese në vendet e rajonit dhe po kryejnë vrasje e krime çnjerëzore në Afganistan, Liban, Palestinë, Siri, Pakistan, Irak, Jemen, Bahrejn dhe në shumë vende të Afrikës”.