Shkatërrohet një grup terrorist në juglindje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108280-shkatërrohet_një_grup_terrorist_në_juglindje_të_iranit
Forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një komunikate, kanë deklaruar: “Një grup terrorist i cili së fundi ka vrarë dy të rinj nga fshati Hiçan në rrethin Nikshehr të provincës Sistan-Beluçistan në juglindje të Iranit, është shkatërruar plotësisht”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2021 09:49 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një grup terrorist në juglindje të Iranit

Forcat tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një komunikate, kanë deklaruar: “Një grup terrorist i cili së fundi ka vrarë dy të rinj nga fshati Hiçan në rrethin Nikshehr të provincës Sistan-Beluçistan në juglindje të Iranit, është shkatërruar plotësisht”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë komunikatë për media të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, thuhet: “Gjatë një përleshje të zhvilluar janë vrarë dy pjesëtarë të këtij ekipi terrorist dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit të ndryshëm. Gjatë kësaj përleshje është plagosur edhe një pjesëtar i forcave tokësore të Gardës Revolucionare”.