Demonstrim i përkrahjes për popullin palestinez në Kullën Azadi në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108414-demonstrim_i_përkrahjes_për_popullin_palestinez_në_kullën_azadi_në_teheran
Kulla Azadi e Teheranit u ndriçua me qëllim që të shprehte përkrahjen për popullin e shtypur të Palestinës, veçanërisht banorët e Rripit të Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 17, 2021 10:43 Europe/Tirane
  • Demonstrim i përkrahjes për popullin palestinez në Kullën Azadi në Teheran

Kulla Azadi e Teheranit u ndriçua me qëllim që të shprehte përkrahjen për popullin e shtypur të Palestinës, veçanërisht banorët e Rripit të Gazës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Iran Press, ndriçimi tre-dimensional  i Kullës Azadi ( Liria) të Teheranit u krye në Sheshin Azadi të Teheranit të Dielën në mbrëmje për të shprehur mbështetjen për popullin e shtypur Palestinez dhe për të dënuar sulmet e regjimit Izraelit në Rripin e Gazës.  Përplasjet midis rezistencës palestineze dhe regjimit sionist filluan të hënën e kaluar, pas përfundimit të ultimatumit të rezistencës për Tel Avivin, për nevojën për t'i dhënë fund agresionit të regjimit sionist në Kods dhe xhaminë Al-Aksa.  Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani në shtatë ditët e agresionit Izraelit në Rripin e Gazës 192 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra.   Ndërkohë 1,200 palestinezë të tjerë gjithashtu janë plagosur. Më shumë se 10 sionistë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet me raketa të rezistencës në territoret e okupuara. Rezistenca palestineze gjithashtu la lëshuar dhe goditur me raketa aeroportet izraelite dhe disa qytete izraelite, përfshirë Tel Avivi dhe Ashdod, në përgjigje të sulmeve dhe krimeve izraelite.