Protesta në Teheran në mbështetje të fitores së rezistencës së Palestinës
Qytetarët e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, përkrah popullit të Palestinës, kanë festuar fitoren e Frontit të Rezistencës në luftën me regjimin sionist.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se qytetarët e Teheranit sot janë tubuar në shesin “Palestina” me rastin e fitores së popullit të shtypur të Palestinës kundër regjimin sionist, dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Palestinës.
Qytetarët e Teheranit në tubimin e tyre në sheshin “Palestina” kanë hedhur slogane në dënimin e krimeve barbare të regjimit sionist dhe kanë deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin palestinez.
Vlen të theksohet se grupet e rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës në 12 ditët e luftës kundër regjimit sionist, duke përdorur me mijëra raketa nga llojet e ndryshme të sofistikuara, i janë kundërpërgjigjur sulmeve ushtarake barbare të regjimit sionist.
Kjo kundërpërgjigje e ashpër e rezistencës së Palestinës është bërë shkak që kabineti qeveritar i regjimit sionist të enjten në mbrëmje pas dështimit për të ndalur sulmet raketore të grupeve të rezistencës në Gaza, ka pranuar armëpushimit.