Gjeneral Bagheri: Rezistenca Islamike e Palestinës me maturi administron fatin e fushëbetejës
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit me anë të një mesazhi me rastin e fitores historike të popullit dhe luftëtarëve palestinezë, ka uruar këtë fitore të madhe të Intifadës.
Agjencia e lajmeve IRBA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, ditën e shtunë me anë të një mesazhi, ka shkruar: “Beteja dhe përballja e grupeve të rezistencës palestineze kundër forcave pushtuese të Kodsit që pas 12 ditëve ka rezultuar me deklarimin e armëpushimit të njëanshëm të sionistëve dhe me fitoren e popullit të shtypur të Palestinës në gjeografinë e Intifadës, ka zbuluar këtë të vërtetë që në një ekuacion të kundërt, qelqi i jetës së turpshme të pushtuesve sionist ndodhet nën vullnetin e luftëtarëve palestinezë dhe është rezistenca islame e cila administron fatin e fushëbetejës”.
Gjeneral Bagheri ka shtuar: “Ngjarjet e fundit në Palestinën e pushtuar dhe vrasjet e egra dhe barbare të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm palestinezë, të cilave u dha fund operacioni “Shpata e Kodsit”, është pasqyrë e plotë e cila tregon të gjithë skenën për të na kujtuar disfatat e regjimit barbar sionist në luftërat 33 ditore, 22 ditore, 8 ditore dhe 51 ditore dhe dërgon vetëm një mesazh dhe ai është fuqia dhe krenaria e rezistencës së Palestinës dhe poshtërimin dhe disfatën e sionistëve uzurpues dhe lajmëron një të ardhme të shkëlqyer dhe një ditë në të cilën do të lindë dielli i fitores së madhe për Palestinës”.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ka theksuar: “Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit së bashku me popullin e Iranit dhe popujt e tjerë myslimanë duke u mbështetur në udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, mbështetjen ndaj popullit të Palestinës dhe shtimin e forcës së tij për vazhdimin e Intifadës e konsideron një detyrë të pandalshme për të çuar përpara luftën për çlirimin e Kodsit të shenjtë dhe për çlirimin e territoreve të pushtuara nga ekzistenca e ndyrë e pushtuese sionist”.