Injektimi i vaksinës iraniane kundër korona do të fillojë së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108748-injektimi_i_vaksinës_iraniane_kundër_korona_do_të_fillojë_së_shpejti
Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit njoftoi se injektimi i vaksinës iraniane të koronës do të fillojë së shpejti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 25, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Injektimi i vaksinës iraniane kundër korona do të fillojë së shpejti

Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit njoftoi se injektimi i vaksinës iraniane të koronës do të fillojë së shpejti.

Sipas raportit të agjencisë Mehr, "Saeed Namaki", Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, të hënën tha: Injeksioni i parë i vaksinës iraniane kundër koronës do të fillojë në fillim të qershorit dhe vaksinimi i përgjithshëm i koronës do të fillojë në verë. Namaki shtoi: Në qershor, do të fillojë injektimi i parë i vaksinës iraniane te koronës , së bashku me vaksinat e tjera të importuara. Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit gjithashtu tha: Kombi iranian ka fituar përvojë të madhe në fushën e menaxhimit të sëmundjes së koronës, kështu që shumë vende dëshirojnë të përdorin përvojën e Iranit. "Ne luftuam dhe vazhduam rritjen dhe progresin në kulmin e presioneve ekonomike dhe sanksioneve shtypëse," tha Namaki. Ky vit dhe vitin e kaluar ishin periudhat më produktive të arritjeve në fushën e infrastrukturës së sistemit shëndetësor në Iran. Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, duke iu referuar hapjes së 1,400 projekteve shëndetësore brenda një viti në vend, deklaroi: Kjo ka qenë e pashoq në historinë e Iranit dhe koja ka ardhur si rezultat i rezistencës së kombit iranian.