Procesi përfundimtar i testimit njerëzor të vaksinës "Cov Iran Barakat"
(last modified Thu, 27 May 2021 18:50:19 GMT )
May 27, 2021 20:50 Europe/Tirane
  • Procesi përfundimtar i testimit njerëzor të vaksinës

Drejtori ekzekutiv i fazës së tretë të studimeve klinike të vaksinës së prodhuar nga Shtabi Ekzekutiv i Urdhrit të Imam Khomeinit (RA) njoftoi fillimin e procesit të fazës së tretë dhe të fundit të testit njerëzor të vaksinës "Cov Iran Barakat".

Sipas agjencisë IRNA, Sejed Reza Mazaheri", drejtori ekzekutiv i fazës së tretë të studimeve klinike të vaksinës "Cov Iran Barakat" tha të enjten se 20,000 vullnetarë janë regjistruar për të përfunduar fazën e tretë e të fundit të testit njerëzor të kësaj vaksine anti-Covid. Sejed Reza Mazaheri njoftoi se injeksioni i kësaj vaksine iraniane do të fillojë nga fundi i javës së parë të qershorit në qytete të ndryshme të Iranit dhe do të zgjasë rreth 10 ditë, dhe kjo praktikisht do të përfundojë fazën e tretë të testit njerëzor të vaksinës "Cov Iran Barakat" . Sipas tij, aktualisht janë prodhuar 800,000 deri në një milion doza të vaksinës "Cov Iran Barakat".