Mbërrin dërgesa me ndihma shëndetësore të Iranit në Indi
(last modified Sat, 29 May 2021 05:57:18 GMT )
May 29, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Mbërrin dërgesa me ndihma shëndetësore të Iranit në Indi

300 aparate individuale për prodhimin e oksigjenit të dhuruar nga Administrata Kods Razavi e Republikës Islamike të Iranit mbërritën në New Delhi, kryeqyteti i Indisë.

Sipas agjencisë IRNA, aparatet e oksigjenit janë prodhuar në Republikën Islamike të Iranit dhe janë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Ali Chegani, Ambasador i Republikës Islamike të Iranit në New Delhi, në ceremoni e dorëzimit të këtyre ndihmave tha: Pavarësisht se është nën sanksionet më të ashpra, Irani për fat të mirë ka arritur një fazë shumë të mirë në prodhimin e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë dhe sot ne jemi dëshmitarë të dhurimit të 300 aparateve  me cilësi të lartë të oksigjenit për vendin mik të Indisë. Chegani shtoi se ndihma do t'i dorëzohej Kryqit të Kuq Indian në koordinim me zyrtarët indianë, si dhe disa spitale dhe qendra bamirëse publike në disa pjesë të vendit, që janë të angazhuara për trajtimin e pacientëve me korona.   Masa e Iranit për të dhuruar aparat oksigjeni në Indi u raportua gjerësisht në media, duke përfshirë Times of India dhe aparatin diplomatik të Indisë dhe përdoruesit indianë të internetit vlerësuan masën e Iranit. Një valë e rëndë e koronës në Indi e ka lënë vendin të privuar rëndë nga oksigjeni.

Tags