Sportistët iranianë shkëlqejnë në garat atletike në Turqi
Ekipi i atletik i Irani ka fituar 9 medalje në kampionatin ndërkombëtar të Turqisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ekipi i përzgjedhur i sporteve atletike të Iranit në kampionatin ndërkombëtar të Turqisë ka fituar 9 medalje të ndryshme dhe ka arritur të fitojë dy kualifikime për garat botërore të të rinjve dhe të thyejë një rekord kombëtar gjatë këtyre garave.
Ekipi i sportistëve të përzgjedhur iranian gjatë garave të këtij kampionati ka fituar dy kualifikime për garat botërore të të rinjve dhe Mehla Mahrughi në hedhjen e diskut është femra e parë iraniane që u kualifikua për garat botërore dhe Daniel Bibak në lëndën e vrapit 400 metra me pengesa është kualifikuar për garat e kampionatit botëror.
Shahin Mehrdelan në lëndën e hedhjes së peshës, ka thyer rekordin kombëtar të Iranit pas dhjetë viteve.
Sportistët iranianë gjatë këtyre garave kanë fituar katër medalje të arta, një medalje të argjend dhe 4 medalje të bronzit.