Sot në Iran mbahet debati i fundit televiziv i kandidatëve presidencialë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i109700-sot_në_iran_mbahet_debati_i_fundit_televiziv_i_kandidatëve_presidencialë
Debati i tretë dhe i fundit i kandidatëve presidencialë iranianë do të mbahet sot, e Shtunë, në orën 5:00 pasdite sipas orës lokale, ku tema kryesore është "Hallka e Popullit".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 12, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Sot në Iran mbahet debati i fundit televiziv i kandidatëve presidencialë

Debati i tretë dhe i fundit i kandidatëve presidencialë iranianë do të mbahet sot, e Shtunë, në orën 5:00 pasdite sipas orës lokale, ku tema kryesore është "Hallka e Popullit".

Debati i parë i kandidatëve të zgjedhjeve të 13-ta presidenciale të Iranit u mbajt të Shtunën, më 6 Qershor, me temën "ekonomia" dhe debati i dytë u mbajt të Martën, më 9 Qershor, me temën "kultura, shoqëria dhe politika  "dhe secila prej tyre zgjati më shumë se tre orë.  Alireza Zakani, Mohsen Rezaei Mir Ghaed, Mohsen Mehr Alizadeh, Seyed Ibrahim Raisi, Abdolnasser Hemmati, Seyed Mir Hussein Ghazizadeh Hashemi dhe Saeed Jalili janë kandidatët për president që shprehin pikëpamjet e tyre në këto debate.  Zgjedhjet e 13-ta presidenciale të Iranit, zgjedhjet afatmesme të Asamblesë Konsultative Islamike dhe zgjedhjet afatmesme të mandatit të pestë të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit, si dhe zgjedhjet e gjashta të këshillave islamikë të qytetit dhe fshatit, do të mbahen në Iran të Premten, më 18 Qershor 2021.