Përmbledhje e deklaratave të kandidatëve presidencialë iranianë në debatin e tretë
Kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Iran, në debatin e tretë dhe të fundit televiziv, paraqitën planet e tyre dhe përmblodhën pikëpamjet e tyre.
Sejed Amir Husein Ghazizadeh Hashemi, kandidat për zgjedhjet e 13-ta presidenciale në Iran, në përfundimin e debatit të tretë tha: "Nuk duhet të ketë diskriminim dhe nuk duhet të ketë të pasur e të varfër". Mohsen Rezai, tjetër kandidat për zgjedhjet presidenciale në Iran, gjithashtu përmblodhi fjalimin e tij në debatin e tretë zgjedhor duke theksuar se ai do të mbajë të gjitha premtimet e tij dhe shtoi: "Qeveria që unë po formoj është një qeveri e të gjitha grupeve etnike në Iran". "Qeveria aktuale nuk ka zbatuar shumë nga planet e pestë dhe të gjashtë të zhvillimit, por në qeverinë e ardhshme këto plane do të zbatohen," tha Sejed Ibrahim Raisi, kandidat për zgjedhjet e 13-ta presidenciale në Iran. Alireza Zakani, tjetër kandidat i zgjedhjeve presidenciale në Iran, gjithashtu përmblodhi fjalimin e tij duke theksuar se ne nuk e drejtojmë qeverinë nga vendi i inflacionit tha: "Ne në vend të ndërrimit të menaxherëve do të përdorim merituesit ". Mohsen Mehr Alizadeh, gjithashtu përmblodhi fjalimin e tij duke thënë: "Le të punojmë të gjithë së bashku për qeverisje të mirë dhe për ndërtimin e një Irani të lirë, të prosperuar dhe të pavarur". "Unë qëndrova kundër Donald Trump pothuajse duarbosh", tha Abdul Naser Hemmati, kandidat në zgjedhjet e 13-ta presidenciale të Iranit, duke përmbledhur fjalimin e tij në debatin e tretë zgjedhor. Said Xhalili, tjetër kandidat gjithashtu e përmblodhi fjalimin e tij në debatin e tretë zgjedhor duke thënë: "Presidenti duhet ta dijë se ai është presidenti i të gjithë qytetarëve dhe duhet të përmbushë të drejtat e të gjithë njerëzve".