Raisi: Administrimi i drejtësisë parandalon korrupsionin në vend
Kandidati për zgjedhjet e 13-të presidenciale në Iran tha se nëse respektohet drejtësia në të gjithë sektorët, korrupsioni në vend do të parandalohet.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, "Seyyed Ibrahim Ra'isi" të Dielën në mbrëmje në vazhdën e programeve të tij elektorale në një intervistë për kanalin e dytë televiziv të Iranit, duke deklaruar se çdo gjë që del nga drejtësia eliminon korrupsionin dhe forcon boshtin e "qeverisë së popullit, Iranit të fortë" shtoi se lufta kundër korrupsionit bëhet nëpërmjet administrimit të drejtësisë. Kandidati për zgjedhjet e 13-të presidenciale në Iran në lidhje me mekanizmat e administrimit të drejtësisë, deklaroi se qeveria duhet të ketë kontroll të rreptë mbi ndërveprimet në mënyrë që drejtësia të respektohet sic duhet. Raisi theksoi se mekanizmat për administrimin e drejtësisë duhet të jenë efikase dhe çështja e parë në luftën kundër korrupsionit është transparenca, pasi aktualisht një nga problemet serioze të vendit është mungesa e transparencës. Ai theksoi se duke aktivizuar sistemet, duke krijuar transparencë dhe parandaluar konfliktin e interesit, është e mundur të parandalohet korrupsioni në fusha të ndryshme. Kandidati për zgjedhjet e 13-të presidenciale në Iran deklaroi se nëse qeveria aktivizon mekanizmin e saj të mbikëqyrjes, ajo mund të parandalojë korrupsionin dhe të merret menjëherë me këdo që kryen korrupsion. Raisi gjithashtu foli për rëndësinë e eksporteve me përparësi vendeve fqinje, duke thënë se pjesa e eksporteve të Iranit në vendet fqinje është 2%, ndërsa miliarda dollarë importohen në vend. Ai tha se Irani mund të rrisë eksportet e tij në vendet fqinje nga 40 miliard dollarë në 50 miliard dollarë, gjë që do të rriste prodhimin dhe kjo mund të jetë një burim i të ardhurave për qeverinë dhe të eliminonte deficitin buxhetor të qeverisë.