Ministri i shëndetësisë: Ka filluar shpërndarja e vaksinave iraniane kundër Koronas
Ministri i shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se ka filluar shpërndarja e vaksinave iraniane kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Sa'id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, duke konfirmuar lajmin se sot (të martën) për herë të parë po shpërndahet vaksina e prodhimit iranian kundër virusit Korona, ka thënë: "Deri në fund të verës Irani do të shndërrohet në një prej prodhuesve më të mëdhenj të vaksinës kundër virusit Korona në botë".
Ministri i shëndetësisë së Iranit duke thënë se për shkak të disa sabotimeve dhe pengesave, hyrja e vaksinës kundër virusit Korona në Iran u përball me probleme, ka shtuar: "Me ndjekjen e procesit, ka rifilluar përsëri importimi i vaksinës në Iran dhe nga kjo javë nuk do të kemi probleme për vaksinimin e qytetarëve. Përveç kësaj, vaksinat e para të prodhimit të Iranit që nga sot kanë filluar të shpërndahen dhe javët e ardhshme do të licensohet edhe vaksina tjetër iranian".