Mbulimi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit nga gazetarët e huaj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110004-mbulimi_i_zgjedhjeve_presidenciale_të_iranit_nga_gazetarët_e_huaj
Ndërsa zgjedhjet e 13-të presidenciale iraniane kanë filluar, reporterët dhe kameramanët e mediave të huaja për audiencat e tyre po mbulojnë transmetimin e zgjedhjeve.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Qershor 18, 2021 08:06 Europe/Tirane
  • Mbulimi i zgjedhjeve presidenciale të Iranit nga gazetarët e huaj

Ndërsa zgjedhjet e 13-të presidenciale iraniane kanë filluar, reporterët dhe kameramanët e mediave të huaja për audiencat e tyre po mbulojnë transmetimin e zgjedhjeve.

Sipas korrespondentëve të Iran Press, në disa qendra votimi në Teheran, reporterë të ndryshëm të mediave të huaja janë vendosur në këto zona elektorale në të njëjtën kohë me fillimin e zgjedhjeve. Populli i Teheranit është paraqitur në qendrat e votimit para afatit të nisjes së zgjedhjeve. Sipas Mohammad Khodadi, Zëvendës Ministri i Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit, vuri në dukje se më shumë se 500 gazetarë nga 226 media ndërkombëtare po mbulojnë lajmet mbi zgjedhjet presidenciale të Iranit, me gjithë kufizimet për shkak të koronës.  Zgjedhjet e 13-të presidenciale, zgjedhjet e 6-të të këshillave islamikë të qytetit dhe fshatrave, zgjedhjet afatmesme të mandatit të 5-të të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit dhe zgjedhjet afatmesme të mandatit të 11-të të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit kanë filluar sot në orën 7 të mëngjesit.