Transmetimi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2021 në mediat e huaja
Mediat e huaja kanë transmetuar dhe mbuluar procesin e zgjedhjeve presidenciale në Iran që në orët e para të mëngjesit duke transmetuar votimin e liderit suprem të revolucionit islamik dhe funksionarët zyrtarë të tre pushteteve si dhe votimin e ministrit të jashtëm të Iranit.
Kanali televiziv France 24 i cili ka transmetuar direkt procesin e zgjedhjeve të 13-ta presidenciale të Iranit, në raportin e tij ka shkruar: Vota e iranianëve është përcaktuese për fatin e negociatave të Vjenës dhe për sanksionet. Kanali në fjalë ka raportuar për zgjedhjet presidenciale në formë të drejtë në një kohë kur kanali CNN i Amerikës që në orët e para të hapjes së kutive të votimit ka instaluar gazetarët në qendrën e Huseiniesë së Lartë dhe ka mbuluar lajmet mbi procesin e zgjedhjeve. Frederik Petlen gazetar i kësaj medjaje amerikane nga huseinieja e lartë ka thënë: Pjesëmarrja e votuesve në këtë qendër votimi është e konsiderueshme. Rrjeti informativ Reuters në raportin e tij ka përmendur pjesëmarrjen e Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik në kutinë e votimit dhe ka transmetuar deklaratën e liderit mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë në zgjedhjet presidenciale të vendit. Kjo media ka transmetuar fjalimin e liderit pasi ai hodhi votën e tij në kutitë e votimit dhe duke cituar Ajetollah Khamenei ka thënë: Një votë me padyshim ka rëndësi. Ejani të votoni dhe zgjidhni presidentin tuaj. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit tuaj. Kanali televiziv Mejadin, duke transmetuar pamje nga pjesëmarrja e liderit suprem në zgjedhjet presidenciale, ka mbuluar fjalimin e Ajetollah Khamenei. Kjo media gjithashtu ka transmetuar direkt procesin e zgjedhjeve në disa qendra votuese dhe ka theksuar pjesëmarrjen e gjerë të votuesve në kutitë e votimit. Ndërsa kanali televiziv Al Ahad, shkruan se me hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale në Iran, populli iranian është paraqitur masivisht për të votuar. Agjencia Tas e lajmeve gjithashtu ka mbuluar procesin e zgjedhjeve të 13-ta presidencialë në Iran dhe ka shkruar: Iranianët që në orën 7:00 të mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit për të hedhur votën dhe zgjedhur presidentin e ardhshëm. Në të gjithë Iranin janë ngritur më shumë se 66 mijë qendra votimit. Tas në vazhdim ka thënë: Iranianët gjithashtu mund të votojnë në 133 vende të botës në 234 qendra të ngritura për procesin e zgjedhjeve. Kanalet dhe rrjetet informative Al Jazeera, Al Nahar, Al Arabia, Sputnik i Rusisë dhe TRT i Turqisë, si dhe shumë kanale të tjera kanë transmetuar direkt procesin e zgjedhjeve presidenciale në Iran.