Qershor 18, 2021 20:07 Europe/Tirane
  • Kadkhodai: Procesi i votimit vazhdon deri në fund të ditës së sotme

Zëdhënësi i Këshillit Mbrojtës të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit tha:

Procesi i votimit në Iran vazhdon deri në mesnatën me kohën e Teheranit. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Abbas Ali Kadkhodai", zëdhënësi i Këshillit Mbrojtës të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, të Premten tha se pjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje po rritet, duke shtuar se: Procesi i votimit vazhdon deri në mesnatë me kohën e Teheranit.  Lidhur me shkeljet e mundshme në procesin e votimit, Kadkhodai gjithashtu tha: Rastet që kishin nevojë urgjente u adresuan dhe u zgjidhën. Ai tha e për momentin nuk ka ndonjë rast të rëndësishëm.  Zgjedhjet për mandatin e 13-të të Presidentit të Iranit, mandatin e 6-të të këshillave islamike të qytetit dhe fshatrave, zgjedhjet afatmesme të 11-ta të Asamblesë Konsultative Islamike dhe zgjedhjet afatmesme të Asamblesë së 5-të të Ekspertëve të Lidershipit po mbahen sot në të gjithë Iranin.

Tags