Ambasadori zviceran në Teheran vlerëson kulturën e pasur të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110686-ambasadori_zviceran_në_teheran_vlerëson_kulturën_e_pasur_të_iranit
Në fund të misionit të tij, ambasadori zviceran në Teheran vlerësoi kulturën e pasur të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2021 08:18 Europe/Tirane
  • Ambasadori zviceran në Teheran vlerëson kulturën e pasur të Iranit

Në fund të misionit të tij, ambasadori zviceran në Teheran vlerësoi kulturën e pasur të Iranit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iranit Press, "Marcus Leitner", ambasadori zviceran në Teheran, të enjten në fund të vitit të tij të katërt në Iran në një mesazh me video falënderoi popullin iranian për trajtimin dhe mikpritjen e tyre të mirë dhe tha se Irani ka një kulturë të pasur. Ambasadori zviceran në Teheran në këtë mesazh me video shtoi: Pas katër vitesh në Iran, është koha të them lamtumirë dhe unë kam përfunduar misionin tim të frytshëm, serioz dhe të paharrueshëm në Teheran. Ambasadori zviceran në Teheran gjithashtu në mesazhin video tha: Irani ka një kulturë të pasur dhe atraksion spektakolar dhe unë dua të falënderoj mijëra iranianë me të cilët jam takuar dhe kam biseduar gjatë katër viteve të fundit. Markus Leitner ngjitjen në Malin Damavand e quajti përvojën e tij më të mirë në Iran dhe tha se ushqimi i tij i preferuar iranian është Fesanjani. Ambasadori zviceran në Teheran gjithashtu vuri në dukje se malet e Iranit i kujtojnë Zvicrën dhe se "mos u lodhni" është fraza më e mirë iraniane që ka dëgjuar ndonjëherë.