Policia iraniane shkatërron një band terroriste dhe arreston anëtarët e saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110874-policia_iraniane_shkatërron_një_band_terroriste_dhe_arreston_anëtarët_e_saj
Policia e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi se ka shkatërruar një bandë terroriste dhe ka arrestuar anëtarët e saj kryesorë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • Policia iraniane shkatërron një band terroriste dhe arreston anëtarët e saj

Policia e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi se ka shkatërruar një bandë terroriste dhe ka arrestuar anëtarët e saj kryesorë.

Në deklaratë thuhet: "Një grup terrorist kishte planifikuar një komplot të armatosur brenda Iranit me qëllim dëmtimin e sigurisë publike të shoqërisë. Menjëherë pas monitorimit, me vigjilencën dhe kontrollin e inteligjencës dhe me përpjekjet e forcave iraniane të zbatimit të ligjit, anëtarët kryesorë të bandës në provincat jugore u identifikuan dhe u arrestuan. Deklarata shtoi se pas hetimeve të nevojshme teknike, u bë e qartë se banda ishte e lidhur me arrogancën dhe grupet terroriste jashtë vendit dhe ishte e mbështetur dhe udhëhequr nga ata.