Organizohet ceremonia e lutjes së Arafatit në të gjithë Iranin
(last modified Tue, 20 Jul 2021 17:46:25 GMT )
Korrik 20, 2021 19:46 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia e lutjes së Arafatit në të gjithë Iranin

Ceremonia e fetare e lutjes së Arafatit u organizua sot në të gjithë Iranin. Ceremonia e lutjes së Arafatit u organizua sot  pasdite duke filluar nga ora 15:00 duke kujtuar martirët e tragjedisë së Minas në varrezat dhe në xhamitë e qyteteve të ndryshme të Iranit.

Ceremonia e lutjes së Arafatit në Iran organizohet në kohën kur regjimi Al Saud këtë vit nuk ka lejuar haxhinjtë të marrin pjesë në ceremoninë madhështore të Haxhit. Haxhinjtë për çdo vit në këtë ditë pas arritjes në vendin Arafat, organizonin ceremoninë për distancim nga idhujtarët duke kënduar lutjen e Arafatit. Vlen të theksohet se vitin e kaluar mijëra vizitorë të Shtëpisë së Zotit nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e haxhit për shkak të masave kufizuese të virusit korona që ka vendosur Arabia Saudite. Si rezultat i këtyre masave vetëm një numër i caktuar hanxhinjsh brenda vendit janë lejuar që të marrin pjesë në ceremoninë e Haxhit.

Tags