Urimet e Kurban Bajramit
Sot, e Mërkurë më dhjetë e Dhi al-Hajeh 1442 AH, e barabartë me 21 Korrik 2021, është "Kurban Bajrami", një nga festat e mëdha myslimane.
Në Kurban Bajramin, pelegrinët që kanë vizituar shtëpinë e Zotit, me urdhër të Zotit dhe për kënaqësinë e Tij kryejnë kruban dhe mbajnë gjallë dhe çmojnë përkujtimin e profetit të madh të Zotit, Profetit Ibrahim (AS). Për të provuar besimin dhe sinqeritetin, Zoti e porositi Ibrahimin (a.s) të sakrifikonte birin e tij Ismailin (a.s.) në rrugën e Zotit. Pavarësisht nga vështirësia e kësaj detyre, Profeti Ibrahim (AS) iu bind urdhrit hyjnor dhe u përgatit për të kryer këtë mision, por pavarësish se u përpoq shumë, thika nuk pre fytin djalit të tij Hazreti Ismailit (AS). Ndërkohë, Profetit Ibrahim (AS) iu tha se ai kishte dalë krenar nga sprova hyjnore dhe më pas një dele u dërgua për ta flijuar në vend të Profetit Ishmail (AS). Kjo histori udhëzuese është një mësim në vetëmohim, tejkalimin e egoizmit dhe nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit. Për këtë arsye, myslimanët e botës gjithashtu festojnë ditën e dhjetë të Dhihjah si një festë të madhe dhe të lavdishme Islame dhe të mësojnë prej saj mësimin e sinqeritetit dhe bindjes.