Irani mbështet fuqimisht popullin dhe qeverinë Kubane
(last modified Thu, 22 Jul 2021 06:56:42 GMT )
Korrik 22, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Irani mbështet fuqimisht popullin dhe qeverinë Kubane

Majid Takht-e Revançi, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, tha: Republika Islamike e Iranit shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj të vendosur me popullin dhe qeverinë e Kubës në përballjen me veprimet e SHBA.

Sipas IRNA, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, të mërkurën në një takim të veçantë të ambasadorëve të vendeve anëtare të grupit NAM, vuri në dukje natyrën armiqësore dhe provokuese të politikës së SHBA ndaj Kubës, duke e quajtur atë një shkelje të qartë të normave dhe rregullave themelore të së  drejtës ndërkombëtare dhe e cilësoi këtë politikë si minim të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.  Takht-e Revançi dënoi gjithashtu goditjen e vazhdueshme të njëanshme të SH.B.A.-së ndaj anëtarëve të NAM dhe shkeljen e rregullave ndërkombëtare dhe Kartës së KB. Ambasadori i Iranit në KB tha: Gjatë dekadave të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj disa vendeve të grupit NAM, madje edhe në rrethanat tragjike të shpërthimit të Korona dhe u kanë shkaktuar vështirësi të shumta atyre. Takht-e Revançi deklaroi: Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar e kanë përshpejtuar procesin duke vendosur sanksione të rrepta tregtare, kufizime financiare, ngrirje të aseteve, ndalime të udhëtimit dhe masa të tjera që synojnë minimin e vullnetit dhe pavarësisë së kombeve, veçanërisht në rastin e Iranit gjatë 40 viteve të fundit.  Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu theksoi nevojën për të gjetur mënyra më të mira për të ndërmarrë veprime vendimtare kundër presionit të SHBA ndaj të tjerëve që janë shkelje e  ligjit ndërkombëtar dhe e rezolutave të KB. Pas protestave të fundit anti-qeveritare dhe trazirave në Kubë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë në punët e brendshme të vendit dhe kanë njoftuar planet për të rritur stafin e tyre në Ambasadën e SHBA në Havana. Përpjekjet e SHBA për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kubës vijnë në një kohë kur Presidenti Kuban Miguel Diaz-Conel i ka quajtur përpjekjet ndërhyrëse të Uashingtonit për të shkatërruar vendin, si një përpjekje e dështuar.

Tags