Mundësi iranian fiton medaljen e bronzit
Amir Husejn Zare, mundësi iranian në peshën 125 kg në ndeshjen për vendin e tretë të kësaj disipline në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka fituar kundër përfaqësuesit të Kinës dhe ka fituar medaljen e bronzit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ndeshjet për vendin e tretë dhe finalen e peshave 74 dhe 125 kg në mundjen e lirë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë zhvilluar sot (të premten. Amir Husejn Zare, fituesi i medaljeve të arta në moshën e adoleshentëve, shpresave dhe në Lojërat Olimpike për të Rinj, në ndeshjen për vendin e tretë në peshën 125 kg ka dal përball përfaqësuesit të Kinës të cilin e mposhti me rezultat 5-0 dhe fitoi medaljen e bronzit. Zare në fazën e parë ka fituar kundër përfaqësuesit të Ukrainës me rezultat 7-0 dhe u kualifikua për në çerekfinale. Në fazën e çerekfinales në ndeshjen përball Egzon Shala, përfaqësuesit të Kosovës, fitoi me rezultat 13-2 dhe arriti në gjysmëfinale. Zare në fazën e gjysmëfinales u mposht nga përfaqësuesi i Gjeorgjisë me rezultat 3-6 dhe mbeti jashtë finales.
Ndërkohë përfaqësuesi tjetër i Iranit në mundje në peshën 86 kilogram fitoi medaljen e argjend dhe përfaqësuesi tjetër iranian Atri në peshën 57 kg fitoi vendin e pestë.