Khatibzade: Siguria e Gjirit Persik është vije e kuqe për ne
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112540-khatibzade_siguria_e_gjirit_persik_është_vije_e_kuqe_për_ne
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se siguria e Gjirit Persik është vijë e kuqe për Iranin, deklaroi: “Deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Anglisë në lidhje me popullin e Iranit nuk janë të reja për ne sepse ato përbëjnë një hallkë nga një zinxhir i deklaratave të papërgjegjshme nga ana e autoriteteve angleze kundër Iranit”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Siguria e Gjirit Persik është vije e kuqe për ne

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se siguria e Gjirit Persik është vijë e kuqe për Iranin, deklaroi: “Deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Anglisë në lidhje me popullin e Iranit nuk janë të reja për ne sepse ato përbëjnë një hallkë nga një zinxhir i deklaratave të papërgjegjshme nga ana e autoriteteve angleze kundër Iranit”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën për shtyp, vuri në dukje zhvillimet e politikës së jashtme gjatë një jave të kaluar dhe tha: “Javën e kaluar i ngarkuari me punë i Britanisë dhe ambasadori i Rumanisë janë thirru në Ministri pas paraqitjes së disa pretendimeve në lidhje me sulmin ndaj një anije. Gjithashtu kemi kaluar një javë me aktivitete të ngjeshura nga aspekti i marrëdhënieve diplomatike për shkak të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Republikës Islamike të Iranit ku delegacione të nivelit të ndryshëm nga vendet e ndryshme të botës kanë ardhur në Iran”.

Khatibzade në lidhje me pretendimet e autoriteteve evropiane në lidhje me sulmin ndaj një anije në Detin e Omanit, ka thënë: “Deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Anglisë në lidhje me popullin e Iranit nuk janë gjë e re, por vetëm përbëjnë një prej hallkave të deklaratave të papërgjegjshme që bëhen nga ana e autoriteteve angleze kundër Iranit. Edhe Irani është i shqetësuar për sigurinë e anijeve në ujërat ndërkombëtare. Ky është po ai problem të cilin e ka krijuar Anglia disa vite më parë me anë të një veprimi të piratërisë, por që nuk dha rezultat dhe në fund u detyruar ta lirojë anijen e rrëmbyer. Siguria e Gjirit Persik është vijë e kuqe për ne. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që ky korridor ujor të jetë përsëri i sigurt pas pasigurive që kanë krijuar shtetet e tilla si Anglia. Bashkëpunimi i Anglisë me qeverinë e regjimit sionist vetëm tregon pozitën e tyre. E konsiderojmë të nevojshme të shprehim solidaritet me familjet e dy viktimave, mirëpo krijimi i këtyre skenarëve është i njëjtë me natyrën e tyre të kaluar dhe nuk ka të bëj asgjë me ne”.