Gjeneral Husein Salami: Presim gabimin fatal të Izraelit
Në sfondin e dështimit të hidhur të sionistëve në Operacionin Shpata e Kudsit në Rripin e Gazës, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) paralajmëroi kolapsin e sigurt të regjimit sionist në të ardhmen e afërt.
Në takimet e veçanta këtë të hënë, 9 gusht, me Ziad al-Nakhalah, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës dhe Ismail Hanijeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, komandanti i përgjithshëm i IRGC, Gjeneral Husein Salami uroi fitoret dhe arritjet e shkëlqyera dhe strategjike të Rezistencës Islamike Palestineze gjatë Operacionit Shpata e Kudsit, duke nxjerrë në pah rënien e afërt të regjimit sionist. "Duke marrë parasysh realitetet e pamohueshme në terren, ne jemi të bindur se rënia e regjimit sionist nuk është thjesht një dëshirë, por një realitet që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt," tha Gjeneral Husein Salami, cituar nga Agjencia e Lajmeve Tasnim. "Ekuilibri i forcës midis regjimit sionist dhe rezistencës islamike palestineze në operacionin "Shpata e Kudsit " ishte i ndryshëm nga luftërat e mëparshme: në fakt, në betejën e fundit, u shfaq një Palestinë e re dhe e fuqishme dhe fitorja juaj ishte përtej arritjeve të një fitore ushtarake, "tha Gjeneral Salami. Komandanti i Përgjithshëm i IRGC theksoi se përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të mposhtur kriminelët sionistë dhe se forcimi i Palestinës është një strategji që nuk duhet ndalur kurrë. Sipas tij, rrjedha e ngjarjeve dhe e zhvillimeve në Palestinën e pushtuar ka nxjerrë në pah faktin se i ashtuquajturi operacioni Shpata e Kudsit shkatërroi nocionin e krijuar nga media dhe arrogantët, se "regjimi sionist është i pathyeshëm dhe se për islamin dhe vendet arabe, nuk ka rrugë tjetër përveç paqes dhe bashkëjetesës me pushtuesit e Kudsit. Duke iu referuar kohezionit të fortë dhe të larmishëm të forcave të Rezistencës Palestineze, si dhe gatishmërinë e tyre për të forcuar kapacitetet e tyre për t'u përballur me zhvillime më të rrezikshme dhe për të arritur fitore më të mëdha, Komandanti i Përgjithshëm i IRGC pohoi se sionistët, të cilët as nuk janë të aftë për të penguar përgjigjet e grupeve të rezistencës ndaj veprimeve të tyre në rajonin e rrethuar të Gazës, janë të shqetësuar nga ideja për të luftuar në një front kaq të gjerë si territoret e pushtuara, pa harruar, sipas tij, frikën e qenësishme të sionistëve nga brezi i ri i luftëtarëve palestinezë dhe makthin që ata u imponojnë atyre. Gjatë takimeve, komandantët e Rezistencës Palestineze përgëzuan inaugurimin e Presidentit të 13 -të të Republikës Islamike dhe përkujtuan përpjekjet e gjata dhe strategjike të udhëhequra nga ish -komandanti i Forcës Kuds të IRGC, gjeneral Kasem Soleimani për mbrojtjen e popullit palestinez. Përveç kësaj, ata vlerësuan mbështetjen e Republikës Islamike, në veçanti të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, për mbrojtjen e popullit palestinez dhe kauzën e Kudsit të shenjtë. Nga ana e tij, Ismail Hanijeh tha se pas dështimit të hidhur në operacionin Shpata e Kudsit, sionistët tani janë më shumë se kurrë në një makth, ndërsa Rezistenca Islamike në Palestinë është në kulmin e fuqisë dhe kohezionit të saj, dhe duke u mbështetur në përvojat e së kaluarës, ajo synon të shtojë sukseset dhe fitoret e saj në të ardhmen. “Situata në rajon po lëviz në favor të Rezistencës dhe ne e sigurojmë Umetin Islam se luftëtarët janë gati të përballen me çdo ngjarje; madje edhe me një betejë që mund të shpërthejë nesër, "vuri në dukje ai.