Ultimatumi i Mikati për formimin e qeverisë së Libanit
Kryeministri i emëruar i Libanit u ka dhënë afat deri më 20 gusht autoriteteve të këtij vendi për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Gazeta “Al-Nba’e” e Kuvajtit duke cituar disa burime të informuar, ka shkruar se Naxhib Mikati, kryeministri i emëruar i Libanit, ka deklaruar për autoritetet përkatëse se në rast të mosformimit të kabinetit qeveritar deri më 20 gusht, ai do të japë dorëheqje nga misioni i tij.
Kjo gazetë e Kuvajtit ka theksuar se partitë mbështetëse të Naxhib Mikatit kanë mendime të njëjta se në rast të dorëheqjes së tij nga misioni për formimin e kabinetit të ri qeveritar, ato do të bojkotojnë çfarëdo lloj bisedime me Mishel Aun, presidentin e Libanit, për zgjedhjen e një kandidati tjetër për kryeministër të ri të këtij vendi.
Sipas disa burimeve libaneze, ekipi rreth Mishel Aun dhe në krye të tij Xhibran Basil kurrë nuk do të pranojë që në fund të mandatit presidencial, të ekzistojë një kabinet qeveritar jashtë kontrollit të tij. Mishel Aun në fund të muajit korrik emëroi Naxhib Mikatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar dhe që nga e nesërmja e asaj dite kanë filluar bisedimet për formimin e kabinetit qeveritar.