Shkatërrimi i një ekipi terrorist në Provincën e Kurdistanit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113614-shkatërrimi_i_një_ekipi_terrorist_në_provincën_e_kurdistanit_të_iranit
Trupat e forcave Kods të Gardës Revolucionare të provincës Kurdistan në perëndim të Iranit njoftuan shkatërrimin e një grupi terrorist në këtë provincë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2021 03:22 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i një ekipi terrorist në Provincën e Kurdistanit të Iranit

Trupat e forcave Kods të Gardës Revolucionare të provincës Kurdistan në perëndim të Iranit njoftuan shkatërrimin e një grupi terrorist në këtë provincë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, marrëdhëniet me publikun e forcave Kods në krahinën e Kurdistanit në perëndim të Iranit,  lëshuan një deklaratë duke njoftuar se një ekip terrorist anti-revolucionar u shpërbë në një përleshje me forcat e IRGC në qytetin kufitar Sarvabad dhe një numër i madh forcash anti-revolucionare u vranë. Sipas këtij raporti, rojet e Gardës Revolcionare në rajonin Sarvabad të provincës së Kurdistanit u përleshën me një ekip elementësh të grupeve anti-revolucionare. Në këtë konflikt, një numër i forcave anti-revolucionare u vranë dhe u plagosën dhe një sasi e konsiderueshme e pajisjeve dhe municionit u kapën nga luftëtarët e IRGC të zonës Sarvabad. Grupi terrorist me synimin për të sabotuar situatën kishte hyrë në Iran nga rajoni i Kurdistanit të Irakut, mirëpo u zunë në pritë nga forcat e IRGC në provincën e Kurdistanit të Iranit.